Pacolli takohet me homologët e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe

E publikuar: 01/03/2019 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli gjatë pjesëmarrjes dhe në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Emiratet e Bashkuara Arabe ka takuar homologë të tij nga shtete të ndryshme.

Ai fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Kënaqësi ta takoj mikun tim të mirë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe të diskutojë me të mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, që gëzojnë Kosova dhe Emiratet e Bashkuara. Ne, do ta forcojmë partneritetin tonë në ekonomi dhe tregti nëpërmjet projekteve konkrete, që do të jenë të dobishme për të dy vendet tona”, ka thënë Pacolli.

Pacolli, po ashtu është takuar edhe me homologun e tij nga Somalia, Ahmed Isee Awad, ministrin e jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu.