Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisë

E publikuar: 15/12/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, BehgjetPacolli, ka pritur një delegacion të Lartë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm, për Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Përgjigje ndaj Krizave, PedroSerrano.

Në kuadër të këtij takimi Ministri i Jashtëm, Pacolli i ka njoftuar mysafirët nga BE-ja mbi gjendjen e përgjithshme aktuale të sigurisë në vend, veprimet dhe politikat e tanishme të ndërmarra nga ana e Institucioneve respektive, si dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e Institucioneve vendore dhe kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit reciprok në lidhje me këto çështje.