Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit e Beogradit

E publikuar: 14/09/2019 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës.

Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli.

Ky reagim i Pacollit vjen pas deklaratave të ambsadaorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenko, i cili ka thënë se nuk e kupton pse ndarja e Kosovës do të përbënte precedent ndërkombëtar./Express/