Pacolli ka një kërkesë për kryebashkiakun e New Yorkut

E publikuar: 06/02/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Behgjet Pacolli është takuar me kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Guiliani.

Kryediplomati Behgjet Pacolli, është takuar me kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Guiliani. Pacolli përmes Facebook ka njoftuar se ky takim i zhvilluar në frymë miqësore.

“Takimi me Guilianin që është njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me peshë në politikën amerikane, u zhvillua në frymë shumë miqësore. SHBA janë garant i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës andaj bashkëpunimi i ngushtë me këtë vend është jetik për të ardhmen tonë”, shkruan Pacolli, transmeton lajmi.net.

Pacolli po ashtu ka thënë se e ka ftuar Guilianin për një vizitë në Kosovë, të cilën ftesë sipas tij e ka pranuar.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi”, shkruan ai.