Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

08.11.2018 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, i cili ndër të tjera tha se “Interpoli do të mbushet me fletëarreste për udhëheqësit e Kosovës”.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se Serbia mund të vazhdojë t’i keqpërdor institucionet ndërkombëtare, ashtu siç sipas Pacollit ka vepruar deri më tani, përcjell lajmi.net.

Siç u shpreh Pacolli, “të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid mbi njerëzimin”.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.

Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.

Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.

E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar

Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Hahn në fillim të dhjetorit viziton Kosovën

Drejtorët e shkarkuar: Gjesti i Ahmetit tregon mungesë respekti ndaj VV-së

BERZH, hua 6 milionë euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër

Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’, ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’

Haradinaj: Prioritet yni, avancimi drejt Bashkimit Evropian

BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

O’Connell flet për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

Lluka: Investimi në kapitalin njerëzor dhe në krijimin e rezervuarve natyrorë të ujit, jetik për të ardhmen

Zyrtarët e BE-së i bëjnë thirrje Greqisë për stabilitet financiar

Hoxhaj fton qytetarët për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë

BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut

MTI-ja, ‘e palëkundur’ për taksën ndaj produkteve serbe

Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Qeveria zotohet se nuk do ta revokojë vendimin për taksë ndaj prodhimeve të Serbisë