Pacientët me kancer kanë mbetur pa barna

E publikuar: 28/10/2016 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacientët e sëmurë më kancer gjatë pjesës më të madhe të vitit 2016 nuk e kanë pasur në dispozicion citostakun “Imatinib Mesylat”.

Procedurat e tenderit kanë zgjatur rreth 10 muaj, nga tetori i vitit të kaluar deri në fillim të gushtit të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Pa u bërë tre muaj nga nënshkrimi i kontratës, pacientët e sëmurë me kancer kanë mbetur prapë pa këtë bar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë konfirmuar se nuk e kanë asnjë pako të këtij bari.

“Ky bar për momentin nuk është në QKUK”, ka thënë ky institucion në një përgjigje me shkrim.