Osvaldo: Më pëlqen të pi uiski, cigare dhe të bëjë rok, nuk pendohem se jam pensionuar nga futbolli

E publikuar: 13/11/2017 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi Italian, tash një artist  i muzikës rok, Dani Osvaldo, ka thënë se po i pëlqen jeta pas pensionimit dhe se nuk i ka rënë pishman.

31-vjeçari u pensionua një vit më parë duke lënë një karrierës të bujshme te ekipe si Roma, Inter, Juventus e Southampton.

“Pensionimi nga futbolli? Fitova paska me vendimin, doja të bëja dhe e bëra. Nuk pendohem, jam i lumtur me vendimin”, ka thënë Osvaldo për Pagina 12.

Pablo Daniel Osvaldo duke qëndruar në bankën rezervë në takimin mes Interit dhe Qarabag në Ligën e Evropës (Getty Images)

“Nuk ishte e lehtë për mua sa isha në qendër të vëmendjes, fillova të mërzitsha kur njerëzit flisnin gjëra të pavërteta për mua, por mësova si të merrem me imagjinatën e njerëzve”.

“Ishte kështu: ‘Uh, këtij djaloshi i pëlqen rok & rolli, po ashtu uiski dhe cigaret. Me shumë mundësi ai pinë deri në pesë të mëngjesit, sigurt merr dhe drogë gjithashtu”.

“Duhet t’i them atyre ‘jo’. Kam luajtur për 11 vite në Evropë, në Itali edhe për Juventusin. A mendoni se nëse do marrja drogë, do pija 50 cigare dhe uiski deri në pesë të mëngjesit, do arrija të luaja në ato ekipe?”.

“Unë nuk jam Messi, nuk do arrija as të ngrihesha nga shtrati nëse do i bëja gjitha ato. Ende zgjohem herët, ha sallat dhe pushoj mirë”.

“Por, natyrisht që më pëlqen të pi uiski, cigare dhe të bëjë rok & roll, por nuk e bëjë këto çdo ditë”, ka shtuar Osvaldo. /Telegrafi/