Osmani vlerëson organizimin e mësimit online

E publikuar: 13/05/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka vizituar Ministrinë e Arsimit dhe i ka ofruar mbështetjen e saj.

Ajo ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit edhe për organizimin e mësimit online.

“Si vend kemi pasur fatin të kemi njerëz të tillë në krye të këtij institucioni që në rrethana të rënda kanë arritur ta organizojnë mësimin online që secili nxënës e studente të ketë qasje në arsim”, tha Osmani. Ajo tha se kanw diskutuar për te gjitha sfidat me të cilat përballet arsimi.

“Kemi diskutuar për të gjitha sfidat që përballlet sistemi arsimot dhe nevojat. si kuvend duhet të jemi në krye të detyrës dhe interesin e nxënësve dhe studentëve ta vendosim mbi të tjera”, tha ajo, raporton EO.