Orari i javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Drita dhe Prishtina luajnë ndeshjet të premten, dy të shtunën dhe një të dielën

E publikuar: 07/05/2018 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka caktuar orarin për javën e 32-të në Vala Superligën e Kosovës.

Kësisoj tri ndeshjet do të luhen ditën e premte, dy të shtunën dhe një të dielën.

Deri tek ky vendim erdhi pasi tri skuadrat që luajnë në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita, Gjilani dhe Vllaznia luajnë si vendase.

Lideri aktual i Superligës, Drita do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Trepçës ’89.

Ndjekësi i Dritës për titull, Prishtina do të luaj një ndeshje të vështirë në udhëtim te Liria.

Ndërkohë ditën e njëjtë Llapi në Zahir Pajaziti do ta presë Flamurtarin që ka siguruar barazhin.

Të shtunën Gjilani do të presë Drenicën në një ndeshje që është vendimtare për bardh e kuqtë.

Ndërsa vendimtare pritet të jetë edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Vëllaznimit në Drenas.

Ditën e diel do të luhet vetëm një ndeshje ajo mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Besës së Pejës. /Telegrafi/