Orari dhe gjyqtarët e javës së 32-të në Superligën e Kosovës

E publikuar: 11/05/2018 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superliga e Kosovës do të startojë me javën e 32-të ditën e premte.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin dhe gjyqtarët e kësaj jave.

Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan dhe Prizren.

Lideri aktual Drita do të presë kampionin në fuqi Trepçën ’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Besnik Batalli do ta drejtojë këtë sfidë me ndihmësit Benon Këpuska dhe Visar Kelmendi.

Ndërkohë Liria që së fundmi ka marrë pagat do ta presë e motivuar Prishtinën.

Ndeshja në Prizren do të drejtohet nga Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ditën e premte zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Flamurtarit në Podujevë.

Të shtunën Gjilani pret Drenicën ndërsa Feronikeli Vëllaznimin. /Telegrafi/