Oppo krijon një telefon për tifozat e Barcelonës

E publikuar: 12/09/2015 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oppo ka krijuar një telefon inteligjent posaçërisht për tifozët e zjarrtë të ekipit sportiv FC Barcelona. Kompania e krijoi këtë telefon për të festuar partneritetin 3 vjeçar me ekipin spanjoll të futbollit. Kompania ka krijuar vetëm 5 mijë njësi të telefonit inteligjent Oppo R7 Plus FC Barcelona Edition, që quhet ndryshe “telefoni inteligjent i kampionëve”. Ky telefon kushton 550 dollarë.

Versioni special mban logon e ekipit të Barcelonës në anën e pasme. Duke filluar nga 12 shtatori, Oppo do të organizojë një ankand në eBay, ku do të shesë telefona me autografe nga lojtarët më të mirë, si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Dani Alves. Të gjitha fitimet do të përdoren nga ekipi i Barcelonës.