Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

02.12.2020 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Kërkesa e qeverisë drejtuar kuvendit për vazhdimin edhe për gjashtë muaj të gjendjes së krizës në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur polemika nëse pas kësaj kërkese qëndron synimi për përballje më efikase me pandeminë apo nëse bëhet fjalë për vendim populist.

Gjendja e krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve ishte shpallur më 20 nëntor me kërkesë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim të rritjes së efikasitetit të institucioneve kundrejt pandemisë së koronaviruwsit. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Por, opozita maqedonase, sikur në rastin e parë kur u shpall gjendja e krizës edhe tani mbetet në qëndrimin se pas një vendimi të tillë qëndrojnë interesa të grupeve të caktuara dhe jo mbrojtja e popullatës nga pandemia.

“Ne dyshojmë se gjithë këtë situatë që po e krijojnë si qeveria ashtu edhe presidenti i shtetit po bëhet me qëllim që disa njerëz të caktuar të mund të përfitojnë nga kjo gjendje e krizës, ndërsa nga ana tjetër qytetarët do të përballen me kaos edhe më të madh sa i përket përballjes me pandeminë. Ne jemi dëshmitarë se shëndetësia nuk po arrin të përballet me pandeminë dhe kjo më së shumti po godet popullatën. Për këtë më së miri flasin shifrat e përditshme me dhjetëra të vdekur e shumë të tjerë të infektuar”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Shumica parlamentare ka 62 deputetë, apo vetëm një më shumë se shumica e nevojshme për miratim të vendimeve, kështu që nëse ndodh që ndonjë deputetë të mungojë për shkak të infektimit me koronavirus, siç ka ndodhur disa herë deri më tani, atëherë miratimi i këtij vendimi do të vihej në pikëpyetje. Kjo, edhe për faktin se edhe opozita shqiptare ka dalë kundër kërkesës së qeverisë për vazhdimin e gjendjes së krizës duke e vlerësuar më shumë si politike, në përpjekje, për siç thuhet, fshehjen e problemeve reale dhe paaftësisë së institucioneve për përballje me pandeminë.

“Kjo kërkesë për vazhdimin e gjendjes së krizës është kërkesë politike përmes të cilës duan të mbulojnë gjërat të cilat shumë pak i dinë opinioni. Konsiderojmë se kjo kërkesë nuk është në rregull, por për çështjen e pandemisë përgjegjësia të kërkohet te Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka deklaruar Skender Rexhepi nga koalicioni opozitar Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Si opozita shqiptare ashtu edhe ajo maqedonase në vazhdimësi kanë kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, duke e fajësuar këtë trup për gjendjen e rëndë me pandeminë, numrin e lartë të infektimeve dhe të vdekjeve. Opozita kërkon formimin e një komisioni të ri nga kuvendi në përbërje të të cilit do të kishte kryesisht ekspertë të më shumë klinikave spitalore.

Shpallja e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë që të administrojë edhe me spitalet private dhe ndërmarrjet tjera në përballje sa më efikase të sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Tahiri: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta luftuar antigjipsizmin

Tahiri: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta luftuar antigjipsizmin

​Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

​Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

​Reçica dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë dhe reformat e MPMS-së

​Reçica dhe Banka Botërore diskutojnë për mbështetjen e familjeve të varfëra në Kosovë dhe reformat e MPMS-së

14 viktima dhe 555 raste të reja me COVID-19

14 viktima dhe 555 raste të reja me COVID-19

Haradinaj i gëzohet vendimit të PDK’së për Ligjin e Rimëkëmbjes, fton të votohet në Kuvend

Haradinaj i gëzohet vendimit të PDK’së për Ligjin e Rimëkëmbjes, fton të votohet në Kuvend

Përfundon seanca, Kryetarja e Gjykatës tregon kur merret vendimi

Përfundon seanca, Kryetarja e Gjykatës tregon kur merret vendimi

Hoxhaj: Kandidati për president duhet t’i takojë PDK-së, nuk kemi vota për partitë e tjera

Hoxhaj: Kandidati për president duhet t’i takojë PDK-së, nuk kemi vota për partitë e tjera

Dialogu Kosovë-Serbi pjesë e strategjisë së BE-së për raportet me SHBA-në

Dialogu Kosovë-Serbi pjesë e strategjisë së BE-së për raportet me SHBA-në

​Në mungesë të kuorumit Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

​Në mungesë të kuorumit Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

NISMA bëhet me 10 deputetë, i bashkohen edhe ata të 6+

NISMA bëhet me 10 deputetë, i bashkohen edhe ata të 6+

PDK pas plotësimit të kërkesave merr vendim për ta votuar Projektligin për Rimbëkëmbje Ekonomike

PDK pas plotësimit të kërkesave merr vendim për ta votuar Projektligin për Rimbëkëmbje Ekonomike

Policia në Mitrovicë gjen tri vetura të vjedhura

Policia në Mitrovicë gjen tri vetura të vjedhura

Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Shteti pritet t’i rimbursojë të gjithë ata persona që kanë më pak se 10 mijë euro në trust

Shteti pritet t’i rimbursojë të gjithë ata persona që kanë më pak se 10 mijë euro në trust