Opozita e Shqipërisë kalon në mosbindje civile

E publikuar: 03/04/2018 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita e Bashkuar e Shqipërisë ka mbajtur të hënën në mbrëmje një mbledhje ku ka marrë vendim unanim se mosbindja civile është e vetmja formë proteste kundër Qeverisë.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy krerët e partive opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u kanë bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksën rrugore prej 5 eurosh.

“Kemi dalë me një vendim unanim, në krahë të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që po goditen, vidhen dhe përçmohen nga një bandë kriminale në pushtet”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Opozita ka paralajmëruar protesta deri sa kjo taksë të largohet, por edhe ka thënë se nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Hapësira e vetme është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë me refuzimin, të çdo takse që ka rritur Edi Rama dhe me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik e qytetar, kundër një klike që po zbras Shqipërinë”, tha Basha.

Por, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të martën ka reaguar përmes një postimi në Facebook ka akuzuar opozitën se po e “përdor Kukësin për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë”.

“Kur ishin në Qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shkruar Rama.

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një konferencë për media të martën, shprehu keqardhje për dhunën “e motivuar politikisht” gjatë protestës në Rrugën e Kombit dhe tha se dëmi shkon në miliona euro.

Gjiknuri shtoi se rruga ende nuk ka përfunduar dhe ajo kërkon investim për mirëmbajtje, duke arsyetuar kështu tarifën prej 5 eurosh.

“Taksa e qarkullimit nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Është një aset i kushtueshëm”, tha ai.

Në anën tjetër, disa qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas protestës në Kukës.

Protesta në Tiranë. 3 prill, 2018

Protesta në Tiranë. 3 prill, 2018

Ata shprehen të vendosur të vijuar me këtë protestim deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, që është lirimi i të arrestuarve.

Protesta në Tiranë. 3 prill, 2018

Protesta në Tiranë. 3 prill, 2018

Të shtunën, qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash.

Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Ata u mblodhën në protestë për të kundërshtuar tarifën prej 5 eurosh në Kalimash, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.

Një ditë pas protestës, Policia e Shqipërisë arrestoi 23 persona në Kukës, që thuhet se janë përgjegjës për shkatërrimin e sporteleve. Të arrestuarve pritet t’iu shqiptohen masat e sigurisë të mërkurën në mëngjes.