Operacion i policisë kundër bastoreve në Prizren, konfiskohet një “mal” provash

E publikuar: 08/11/2019 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë dje një aksion kundër lojërave të fatit.

Si rrjedhojë, pesë persona janë arrestuar, teksa janë kontrolluar katër lokale në këtë qytet.

Gjatë kontrollimit të lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 zhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë Llap topa, 3(tri) shtëpiza të kompjuterëve, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për tiketa të bastoreve sportive, 16 (gjashtëmbëdhjetë) tiketa të bastoreve.

Lokalet janë mbyllur nga e inspektorët. Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.