Opera lançon një portofol kriptomonedhash

E publikuar: 14/12/2018 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shfletuesi Opera lançoi ditën e sotme një portfol kriptomonedhash të integruar në aplikacionin Android.


Portofoli ofron mbështetje për ethereum fillimisht ndërsa gradualisht do të pasurohet edhe me monedha të tjera.

Investitorët në ether mund të aksesojnë monedhat e tyre duke përdorur shfletuesin e Opera.


Përdoruesit mund të shkarkojnë portofoli duke shkarkuar fillimisht Opera në Android dhe më pas të blejnë disa monedha.

Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Android.

Për herë të parë ky funksion u testua në Korrik. /PCWorld Albanian