OnePlus 6 vjen në ngjyrë të kuqe

E publikuar: 03/07/2018 05:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç ishte përfolur, një variant i ri në ngjyrë të kuqe i OnePlus 6 ka mbërritur. Ngjyra e re e quajtur E kuqe Amber, ka debutuar në Kinë dhe shitjet fillojnë më 9 Korrik.

I disponushëm me 8GB RAM dhe 128GB memorie, OnePlus 6 i kuq kushton 550 dollarë po aq sa edhe modelet e reja me këtë sasi RAM dhe memorie.

Telefoni është listuar në uebsajtin zyrtare të OnePlus.

Sa i takon tregjeve të tjera, Amerika e Veriut dhe Evropa do të marrin modelin e ri më 10 Korrik për 580 dollarë ndërsa India me 16 Korrik për 590 dollarë.

Telefoni shitet edhe për OnePlus dhe Amazon. /PCWorld Albanian