OnePlus 5T del në shitje, lamtumirë OnePlus 5

E publikuar: 21/11/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot doli në shitje OnePlus 5T. Telefoni me çmim prej 500 dollarësh, harduer të rangut të lartë dhe ekran pa skaje është në shitje përmes uebsajtit të OnePlus dhe dërgesat mbërrijnë në 7 ditë.

Megjithatë ky debutim shënon fundin e paraardhësi, OnePlus 5. Ashtu siç ndodhi me kalimin nga OnePlus 3 në OnePlus 3T, mbërritja e një telefoni të ri OnePlus do të thotë fundi për modelin e kaluar.

OnePlus 5 dhe 5T janë shumë të ngjashëm por modeli i ri ka ekran më të madh me butona në ekran, skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një konfigurim me një konfigurim të ri kamerash.

Të gjitha këto kushtojnë 20 dollar më shumë. Nëse jeni një fans i Android dhe nuk dëshironi të paguani një pasuri për Pixel 2, OnePlus 5T është mbase zgjedhja më solide që mund të gjeni me kosto më të ulët.

OnPlus 5T ka një dizajn modern të rangut të lartë, i përbërë prej metali dhe i aftë të matet me çdo flagship 800 dollarësh në treg. Dy disavantazhe ka telefoni: nuk është rezistent ndaj ujit dhe nuk ka teknologjinë e ngarkimit wireless. /PCWorld Albanian