OKB thirrje për zbatimin e objektivave klimatike

E publikuar: 31/10/2017 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Investimet teknologjike me një kosto nën 100 dollarë për ton, deri në vitin 2030 mund të bëjnë që të kursehen deri në 36 giga ton në CO2 në vit”, thotë OKB

Qeveritë dhe aktorët joqeveritarë do të duhet të japin një impuls ambicioz për të siguruar zbatimin e objektivave të Marrëveshjes së Parisit të cilat akoma mund të zbatohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të programit ambientalist të Kombeve të Bashkuara të publikuar të martën, thuhet se apelet kombëtare kanë bërë që të arrihet vetëm një e treta e nivelit të nevojshëm për uljen e emetimit të gazrave që është caktuar si objektiv deri në vitin 2030.

Marrëveshja e Parisit ka për qëllim të kufizojë ngrohjen globale në minus dy gradë celsius, ndërkohë që në tavolinën e bisedimeve është edhe mundësia që kjo të shkojë në minis 1.5 gradë Celsius.

Raporti i publikuar zbulon se zotimet e bëra në Paris bën që emetimi i gazrave të arrijë 11-13.5 gigaton dioksid karboni, që është mbi nivelin e duhur që temperatura të mbetet në kufirin e duhur.

“Përmbushja e këtyre qëllimeve do të ulë në masë të madhe mundësitë për ndikimet klimatike të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe ekonomitë anembanë globit”, thuhet në raportin e OKB-së

Teknologjia është çelësi

Investimi në teknologji është çelësi i suksesit për të shmangur tejkalimin e objektivave të Parisit. OKB-ja deklaroi se qeveritë përfshirë edhe ato që rinovojnë marrëveshjen e tyre të nënshkruar në Paris, siç janë sektori privat, qytetet dhe të tjerët, duhet urgjentisht të ndërmarrin veprime që do të sjellin shkurtime më të thella dhe më të shpejta.

Raporti jep udhëzimet për nevojën e zbatimit të risive teknologjike në vepanti në bujqësi, ndërtesat e banimit, energji, në pylltari dhe transport.

“Investimet teknologjike me një kosto nën 100 dollarë për ton, deri në vitin 2030 mund të bëjnë që të kursehen deri në 36 giga ton në CO2 në vit”, thotë OKB.