O’Connell: Një protestë domethënëse u njollos nga dhuna

E publikuar: 09/01/2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, po ndjehet i zhgënjyer me faktin se, siç thotë ai, “një protestë domethënëse është njollosur nga dhuna”.

“Shumë qytetarët kanë protestuar sot për të shprehur pikëpamjen e tyre. Kjo është e drejta themelore e demokracisë. Është fatkeqe që një protestë domethënëse është njollosur nga dhuna”, ka thënë O’Connell.

Sipas tij, dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh.

“Shpresoj që liderët politik do ta dënojnë dhunën dhe do të mundohen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog”, ka thënë më tej ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.