OBSh: Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e Korona virusit

14.03.2020 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OBSh: Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e Korona virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shtetet duhet t’i gjejnë dhe t’i testojnë të gjithë personat e dyshuar si të infektuar me koronavirus.

“Ju nuk mund të luftoni me një virus, nëse nuk e dini se ku ndodhet”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom.

“Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e transmisionit. Secili rast që e gjejmë dhe e trajtojmë e kufizon zgjerimin e sëmundjes”, shtoi ai.

Në anën tjetër, qeveria britanike ka thënë se nuk do të përpiqet më që t’i zbulojë dhe ndjekë të gjithë personat e dyshuar për koronavirus.

Në vend të kësaj, sipas planit të kryeministrit britanik, testimi do të bëhet vetëm te pacientët që kanë probleme serioze shëndetësore, ndërsa izolimi në shtëpi do të mbetet si masë vullnetare.

Qeveria britanike i ka këshilluar vetëm personat që kanë simptoma që të këshillohen me organet e shëndetësisë.

Deri më tani, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 797 raste të koronavirusit, ndërsa 11 persona kanë vdekur, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

OBSh: Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e Korona virusit

OBSh: Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e Korona virusit

Kjo është situata aktuale në qytetin e izoluar në Klinë

Këstet e kredisë për 3 muaj nuk do të paguhen, urdhër nga Banka e Shqipërisë

Podujeva voton nesër, KQZ nuk i anulon zgjedhjet

Edhe zyrtarisht nga ora 6 e mëngjesit janë mbyllur kufijtë tokësorë në Kosovë

Corona bën që të vuajë ekonomia e Europës

Mjekët zgjedhin kush jeton/ Itali, në presion për t’i dhënë prioritet atyre që kanë më shumë shanse

Nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Përçmim ndaj medias/ Gazetari i ‘Telegraph’ thotë se ‘eliminimi i të moshuarve nga koronavirusi rrit ekonominë’

Koronavirusi Itali: Vdes krye-doktori pas infektimit me Covid-19

E thotë Presidenti në reagimin ndaj  Byrnesit: Është lajm i rremë s’ka marrëveshje me Serbinë për territore

Flet familjari i të prekurit me coronavirus në Stubëll të Vitisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur urgjencën kombëtare për shkak të pandemisë Covid-19

Futën në karantinë Klina dhe Vitia

Futën në karantinë Klina dhe Vitia

Mbyllën qendrat tregtare dhe kafiteritë në Kosovë

Ndanë nga 300-500 euro avans për punëtorë e vetë Elkos Group dhe ETC