Objektivi kryesor i Real Madridit nënshkruan kontratë të re me klubin

E publikuar: 16/05/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi 16-vjeçar tani ka nënshkruar një kontratë të re me Flamengon, që do ta mbaj atë në Brazil deri në vitin 2019, transmeton IndeksOnline.

Vinicius Junior është objektivi kryesor i Real Madridit, por futbollisti ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e tij.

Kjo kontratë do t’ia rrisë klauzolën futbollistit që po llogaritet si Neymari i ri, nga 30 milionë deri në 45 milionë euro.

Vinicius pritet që në moshën 18-vjeçare të largohet nga klubi brazilian, për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.