OAK kërkon sqarime shtesë për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

16.04.2019 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK kërkon sqarime shtesë për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

Numri Unik Identifikues (NUI) i vendosur nga ARBK si dhe procedurat që bizneset janë të obliguara të ndjekin për pajisjen me këtë numër, ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës, Zëvendësministrit të Financave, Hyzer Gashi me Drejtoreshën e ARBK-së Nexhmije Selimi.

Zyrtarja Mirjeta Shala falënderoi Selimin për gatishmërinë e realizimit të takimit, duke shtuar që bizneset anëtare kanë paraqitur kërkesë të informohen më detajisht lidhur me këtë numër. Ndër çështjet me interes për bizneset është të informohen nëse bartja e NUI do të bëhet automatikisht në ATK dhe Dogana, apo kjo procedurë duhet të realizohet nga ana e biznesit, shtoi Shala.

Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi kërkoi të informohet më detajisht lidhur me interesimin e biznesve për pajisje me Numrin Unik Identifikues dhe procedurën të cilën duhet ndjekur për të.

Nexhmie Selimi shprehu që NUI është bërë me qëllim të krijimit të lehtësira për bizneset, pasiqë do të bëhet një numër i vetëm përmes së cilit kanë filluar të njihen bizneset në çdo institucion publik. Ndër të tjera, kjo lehtëson procedurën e regjistrimit të biznesit apo edhe të ndryshimit të të dhënave, pasiqë tani ajo mund të bëhet në kohën që është më e përshtatshme për biznesin dhe përmes internetit.

Ajo shtoi që nga funksionalizmi i numrit me 11 Shkurt 2019, aplikimet brenda ditës po kalojnë 250 biznese, të cilat mund të aplikojnë online apo personalisht në zyret e ARBK-së, dhe kalimi i të dhënave tek institucionet tjera (ATK dhe Dogana) bëhet në mënyrë automatike.

Në fund të këtij takimi, Gashi propozoi të realizohet një punëtori e përbashkët ndërmejt ARBK-së, ATK-së dhe Odave, në mënyrë që të arrihet harmonizimi i punëve dhe bizneset të informohen në detaje në lidhje me të gjitha procedurat.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana dhe Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hasani thotë se s’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja

Hasani thotë se s’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja

Kosova merr vetëm një pikë në Podgoricë

Kosova merr vetëm një pikë në Podgoricë

Erath: SHBA rol më të madh në dialogun Kosovë – Serbi

Erath: SHBA rol më të madh në dialogun Kosovë – Serbi

Ambasadori britanik përmes një mënyre të veçantë kërkon fitore të Kosovës ndaj Malit të Zi

Ambasadori britanik përmes një mënyre të veçantë kërkon fitore të Kosovës ndaj Malit të Zi

Djalit që voziste 200 orë në Rrugën B i është gjetur drogë më parë

Djalit që voziste 200 orë në Rrugën B i është gjetur drogë më parë

Parisi, shans për shpëtimin e dialogut

Parisi, shans për shpëtimin e dialogut

Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin Policor të New Yorkut

Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin Policor të New Yorkut

Haradinaj: Kosova ka forcuar pozicionin e saj në një kryeqytet kaq vendimmarrës të Evropës dhe botës

Haradinaj: Kosova ka forcuar pozicionin e saj në një kryeqytet kaq vendimmarrës të Evropës dhe botës

Edhe një raport tjetër ndërkombëtar njeh progres në administratën publike

Edhe një raport tjetër ndërkombëtar njeh progres në administratën publike

Kosnett gëzohet që u shkarkua Sylejman Selimi, pret të largohet edhe Remi nga Presidenca

Kosnett gëzohet që u shkarkua Sylejman Selimi, pret të largohet edhe Remi nga Presidenca

Mbahet takimi i 168-të KPK- së

Mbahet takimi i 168-të KPK- së

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Dështimi i mundshëm i takimit të Parisit, Haradinaj: Askush s’ mund ta drejtojë gishtin nga ne

Dështimi i mundshëm i takimit të Parisit, Haradinaj: Askush s’ mund ta drejtojë gishtin nga ne

Arsimi në Maqedoninë e Veriut pritet t'u nënshtrohet reformave

Arsimi në Maqedoninë e Veriut pritet t'u nënshtrohet reformave

Haziri: Gjilanin nuk mund ta nëpërkëmb më askush në jetësimin e planeve të veta zhvillimore

Haziri: Gjilanin nuk mund ta nëpërkëmb më askush në jetësimin e planeve të veta zhvillimore

Kërkesë për paraburgim për veprën penale grabitje në tentativë

Kërkesë për paraburgim për veprën penale grabitje në tentativë