Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

17.06.2019 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Numri i armëve bërthamore të fuqive botërore është zvogëluar vitin e kaluar, mirëpo reduktimet tjera në të ardhmen nuk janë të sigurta për shkak të “dallimeve politike dhe atyre ushtarake” mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI).

Ky Institut ka thënë në raportin e tij vjetor, të publikuar më 17 qershor se në fillim të vitit 2019, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtatë kombe tjera kanë pasur rreth 13,865 armë bërthamore.

Një shifër e tillë ka treguar për një rënie të numrit të armëve, në krahasim me 14,465 sa kanë qenë më 2018.

Zvogëlimi i numrit të armëve ka ndodhur kryesisht “në Rusi dhe SHBA, të cilat numërojnë rreth 90 për qind të të gjitha armëve bërthamore, dhe të cilat kanë ulur numrin e të ashtuquajturave forca strategjike bërthamore”, përmes zbatimit të Traktatit Fillimi Ri.

Megjithatë, ky Traktat do të pushojë së zbatuari më 2021, përveç nëse të dyja palët pajtohen për ta vazhduar atë.

“Aktualisht nuk ka diskutime për vazhdim të Traktatit apo negocim të tij”, ka thënë drejtori i këtij Institutit për Programin e Çarmatimit dhe Kontrollit të Armëve, Shannon Kile.

“Negocimi i vazhdueshëm i zvogëlimit të forcave bërthamore ruse dhe atyre amerikane nuk duket se do të ndodhë, marrë parasysh dallimet politike dhe ato ushtarake në mes të të dyja shteteve”, ka shtuar ai.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Kontrollin e Armëve, Andrea Thompson, i ka thënë një paneli të Senatit në muajin maj se “administrata nuk ka marrë ndonjë vendim për vazhdim të Traktatit Fillimi i Ri”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë më 6 qershor se Uashingtoni nuk ka gatishmëri për të nisur negociata për vazhdim të marrëveshjes.

“Ne nuk duhet ta vazhdojmë atë. Sistemet tona mund të garantojnë sigurinë e Rusisë për një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Putin.

“Nëse askush nuk dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen, atëherë nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar në Pragë më 2010, parasheh kufizimin e kokave bërthamore për të dyja shtetet në 1,550, apo dyfish më pak, në krahasim me një Traktat të ngjashëm të nënshkruar nga të dyja vendet më 1994, i cili ka skaduar më 2009.

Moska dhe Uashingtoni aktualisht kanë mospajtime edhe për Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i cili parasheh eliminimin e një lloji të tërë të raketave.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në këtë marrëveshje, derisa Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për prodhim të sistemeve raketore që shkelin këtë marrëveshje.

Rusia, që ka mohuar akuzat, ka përcjellur hapat e SHBA-së, duke u larguar po ashtu nga marrëveshja.

Në raportin e tij, SIPRI ka theksuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar të shpenzojnë për të modernizuar kokat e tyre bërthamore, ashtu sikurse sistemet raketore dhe zonat për prodhim të armëve bërthamore.

Më 2018, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për zhvillim të armëve të reja bërthamore dhe modifikim të armëve tjera, me qëllim të rritjes së rolit dhe misioneve të tyre ushtarake.

Përveç SHBA-së dhe Rusisë, SIPIRI ka renditur Britaninë, Francën, Kinën, Indinë, Pakistanin, Izraelin dhe Korenë Veriore si vende që posedojnë armë bërthamore.

“Kina, India dhe Pakistani janë duke rritur arsenalin e tyre bërthamor. India dhe Pakistani janë duke zgjeruar kapacitetin për materiale ushtarake, çka mund të rezultojë me prodhim më të madh”, është thënë në raport.

Në raport po ashtu është thënë se Koreja Jugore vazhdon të ketë prioritet programin ushtarak bërthamor “si element qendror për strategjinë e sigurisë së saj kombëtare”.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri veri-korean, Kim Jong un kanë mbajtur dy samite me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje rreth programit bërthamor të Phenjanit, mirëpo pak përparim është arritur deri më tani.

SIPRI ka thënë se nga 13,865 armë bërthamore sa kanë shtetet në botë, 3,750 janë të pozicionuara me forcat operacionale, ndërsa 2,000 të tjera mbahen nëpër shtetet përkatëse, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme, është thënë në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Paqes.

Megjithatë aty është thënë edhe se qasja në informacion të rëndësishëm rreth statusit të arsenalit bërthamore “dallon në mënyrë drastike”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar informacion të rëndësishëm për kapacitetet e armëve të tyre, por edhe Franca ka qenë e gatshme për të ndarë informacion”, ka thënë grupi kërkimor.

SIPRI po ashtu ka shtuar se “Rusia nuk i ka bërë publike të dhënat për armët e saj, ndonëse disa të dhëna i ka diskutuar me SHBA-në për armët, të cilat përfshihen në Traktatin, Fillimi i Ri”.

Sa u përket informacioneve, Qeveritë indiane dhe pakistaneze “bëjnë deklarata zyrtare kur kryejnë testime, mirëpo nuk tregojnë statusin e arsenaleve të tyre”, ndërsa Koreja Veriore dhe Izraeli prezantojnë pak ose aspak të dhëna për këtë çështje./rel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash