Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin

13.03.2018 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin

Roger Federer nuk pati shumë kohë të pushonte pas ndeshjes me Federico Delbonis, që u ndërpre për shkak të reshjeve në turneun Masters të Indian Wellsit.

Tenisti zviceran zhvilloi shumë shpejt ndeshjen e tij të radhës, atë me Filip Krajinovic, të cilin e mundi me rezultatin 2-0 duke siguruar një vend për në 1/8 e finaleve të këtij evenimenti. Numri 1 i renditjes botërore nuk e pati aspak të vështirë këtë përballje, pasi e mposhti kundërshtarin e tij në më pak se 1 orë lojë, duke i mbyllur setet 6-2 dhe 6-1.

Pengesa e radhës së 36-vjeçarit në mbrojtjen e titullit të këtij turneu është Jeremy Chardy, i cili eliminoi bashkëkombësin e tij Mannarino me rezultatin 2-1.

Dominic Thiem nuk mundi dot të kualifikohej mes 16 më të mirëve të Indian Wells-it. Tenisti austriak u përball me uruguaianin Cuevas, sfidë të cilën nuk e mbylli për shkak të problemeve fizike. Thiem u detyrua të lërë ndeshjen përgjysmë në setin e tretë që kryesohej nga Cuevas 4-2, ndërkohë që gjendja e seteve ishte e barabartë 1-1.

Edhe Thomas Berdych u eliminua nga Indian Wells-i. Tenisti çek u mposht nga Chung me rezultatin 2-0. Chung u shfaq më mirë sesa Berdych në këtë sfidë dhe i fitoi të dy setet 6-4 dhe 6-4.

Një vend për në raundin tjetër të turneut kalifornian e siguroi edhe Fritz, i cili mundi spanjollin Verdasco me rezultatin 2-1. /TCH/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Parajsa në tokë”, njihuni me qytetin pa vetura

“Parajsa në tokë”, njihuni me qytetin pa vetura

Pesë gola dhe spektakël në Anfield, Liverpool fiton në kohën shtesë

Pesë gola dhe spektakël në Anfield, Liverpool fiton në kohën shtesë

Notat e lojtarëve, Liverpool – PSG: Sturridge më i miri, Salah dështim

Notat e lojtarëve, Liverpool – PSG: Sturridge më i miri, Salah dështim

Lionel Messi tashmë udhëheq i vetëm sa i përket het-trikave në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi tashmë udhëheq i vetëm sa i përket het-trikave në Ligën e Kampionëve

Restorantet e ndërtuar në vende të pazakonta (Foto)

Restorantet e ndërtuar në vende të pazakonta (Foto)

Valverede: Normale për Messin, u qetësuam pas golit të dytë

Valverede: Normale për Messin, u qetësuam pas golit të dytë

Ledri Vula befason: “Është e imja”

Ledri Vula befason: “Është e imja”

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 PSV: Messi i jashtëzakonshëm, nota 10

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 PSV: Messi i jashtëzakonshëm, nota 10

Ilustrimi fshehë shtatë bufallo, gjetja e tyre brenda 30 sekondave nuk po del të jetë e lehtë (Foto)

Ilustrimi fshehë shtatë bufallo, gjetja e tyre brenda 30 sekondave nuk po del të jetë e lehtë (Foto)

Vjosa Emini dhe Hekuran Krasniqi, sjellin projektin e madh muzikor “Hajde një natë(VIDEO)

Vjosa Emini dhe Hekuran Krasniqi, sjellin projektin e madh muzikor “Hajde një natë(VIDEO)

Zhbllokohet sfida Inter-Tottenham, shënon Eriksen

Zhbllokohet sfida Inter-Tottenham, shënon Eriksen

Nusja refuzon ta puth dhëndrin në prezencë të babait (Video)

Nusja refuzon ta puth dhëndrin në prezencë të babait (Video)

Era Istrefi bën jetë luksoze, ja blerja e radhës

Era Istrefi bën jetë luksoze, ja blerja e radhës

Luana pozon më ndryshe se gjithmonë

Luana pozon më ndryshe se gjithmonë

Drake thyen rekord në top listën e Billboard Hot 100

Drake thyen rekord në top listën e Billboard Hot 100

Mësoi vet t’i binte kitarës, 11-vjeçari mahnitë me përfomancën në rrugë (Video)

Mësoi vet t’i binte kitarës, 11-vjeçari mahnitë me përfomancën në rrugë (Video)