Nuk këndellet Barca, barazon edhe me Valencian

E publikuar: 07/10/2018 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona assesi t’i kthehet fitores në La Liga, këtë herë si mysafir i Valencias nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Katalunasit mbajtën topin gjatë gjithë lojës para portës kundërshtare, por në fund nuk arritën më shumë se një barazim.

Vendasit shënuan me anë të Ezequiel Garayt në minutën e dytë, duke besuar kështu me fillimin e mirë.

Ezequiel Garay duke iu gëzuar golit ndaj Barcelonës (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Katër minuta më vonë Michy Batshuayi kishte rast për gol, por belgu nuk arriti të shënojë në portën e Marc-Andre ter Stegen. Rezultati u barazua nga Lionel Messi në minutën e 23-të pas asistimit nga Luis Suarez.

Në vazhdim Valencia rrezikoi me anë të Denis Cheryshev dhe Jose Gaya, por asnjëri nuk u tregua konkret para portës së Barcelonës.

Lionel Messi duke festuar golin me Luis Suarez (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë rast serioz për gol pasi vendasit ishin të vendosur mirë në mbrojte dhe nuk i lejuan mysafirëve shumë hapësira.

Tani katër javë pa fitore (tri barazime, një humbje) Barcelona renditet në vendin e dytë me 15 pikë pas tetë xhiros, një më pak se Sevilla në vendin e parë. Valencia vazhdon në pozitën e 13-të me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barces është kundër Sevillas, ndërsa ajo e Valencias ndaj Leganes. /Telegrafi/