Nuk është një telefon, por një bateri që shërben edhe si telefon

E publikuar: 26/02/2019 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fakt Kongresi Mobil Botëror shquhet për inovacionet megjithatë paksa edhe për gjërat e çuditshme që prezantohen gjatë tij.

I tillë është një telefon të shëmtuar me bateri 18,000 mAh nga një kompani pak e dëgjuar.

Quhet Energizer Power Max P18K Pop dhe thyen kufijtë e smartfonëve modernë që njohim sot.

Telefoni është 18mm i trashë për shkak të baterisë gjigande. Mund të themi me bindje të plotë se është sa 3.5 iPhone të vendosur njëri mbi tjetrin.

A duhet ta konsiderojmë telefon me bateri të madhe apo një bateri që sillet edhe si telefon? Një bateri e proporcioneve të tilla duhet të ketë jetëgjatësi të madhe? Avenir premton një javë jetëgjatësi bateri ose dy ditë video.

Ekrani 6.2-inç nuk është aq i tmerrshëm e madje ka korniza minimale pa asnjë “notch” apo prerje tjetër mbi ekran.

Në pjesën e pasme të tij gjenden tre kamera, një procesor MediaTek, 6GB RAM dhe 128GB memorie. Telefoni funksionon me Android 9 Pie.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, telefoni vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë. Një karikim i plotë i baterisë merr 8 orë.

Energizer Power Max P18K Pop del në shitje në Verë. /PCWorld Albanian