Nuancat roze te sportit (Video)

E publikuar: 22/07/2016 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hailey Clauson ngre ndjeshëm temperaturat e verës. Modelja amerikane ka pushtuar kopertinën e revistës “Sports Ilustrated”, ndërsa në rrjetin social Instagram ka arritur rtë rregjistrojë një numër rekord ndjekësish. 21-vjeçarja tashmë është një zgjedhje e parë për revistën prestigjoze por edhe për linjat e veshjeve intime pasi askush me mirë se trupi i saj nuk mund të reklamojë produktet e kompanive.

Cristiano Ronaldo godet sërish në shenjë. Pas europianit, portugezi ka fituar edhe zemrën e bukuroshes meksikane, Eiza Gonzalez. Lajmin e bën të ditur televizioni meksikan 24 horas që thekson se aktorja dhe sulmuesi i Realit të Madridit kanë nisur një histori dashurie. Një gol shumë i rëndësishëm ky për luzitanin që pas ndarjes nga Irina Shayk nuk arrin të gjejë paqe në jetën private. Ndoshta kjo është mundësia e artë që ai të mendojë seriozisht për një lidhje afatgjatë.

Ivan Rakitic dhe bashkëshortja e tij, Raquel Mauri po shijojnë edhe ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së seznit të gjatë të mesfushorit me Barcelonën. Lojtari kroat që pak ditë më parë u sulmua nga disa të panjohur në vendlindje teksa po kalonte disa ditë pushiume, ka zgjedhur ishullin grek të Mykonos për të qëndruar larg syve kureshtarë.