Notat e lojtarëve: PSG 2-1 Liverpool, vlerësohet Neymar – Van Dijk merr notën më të ulët

E publikuar: 29/11/2018 05:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germaini ka arkëtuar tri pikë përballë Liverpoolit në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze bëri paraqitje lehtësisht më të mirë (6.76) në krahasim me ekipin anglez (6.29).

Neymar është vlerësuar si lojtari më i mirë te PSG (8.1), por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Neymar shënoi golin vendimtar (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Portieri veteran, Gianluigi Buffon, ka marrë notën më të ulët te nikoqirët (5.9) për shkak të golit të pranuar.

James Milner (7.5) dhe portieri Alisson Becker (7.4) janë lojtarët që kanë bërë paraqitje më të mirë te Redsat.

Ndërsa dështimi i ndeshjes është konsideruar Virgil van Dijk (5.4), teksa më mirë nuk kanë kaluar as Georginio Wijnaldum (5.7) e Andrew Robertson (5.7).

Xherdan Shaqiri nuk pati shumë minuta në këtë ndeshje, ashtu që paraqitja e tij është vlerësuar me notën 6.1.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Paris Saint-Germainit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/