Notat e lojtarëve: Chievo 2-3 Juventus, shkëlqen Giaccherini – Ronaldo nga më të mirët te Juve

E publikuar: 18/08/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventuesi e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Chievos që shënoi edhe fillimin e sezonit të ri në Serie A.

Skuadra vendase bëri paraqitje të mirë, prandaj nota mesatare (6.65) ishte e përafërt me atë (6.8) të kampionit në fuqi të Italisë.

Emanuele Giaccherini ishte më i miri në fushë (Foto: Getty Images)

Ish-futbollisti i Juventusit, Emanuele Giaccherini, është vlerësuar me notën më të lartë (7.9) në këtë sfidë, pasi dhuroi një asistim dhe shënoi një gol.

Pas tij renditet portieri Stefano Sorrentino (7.7), i cili ishte më meritori që Bianconerët nuk fituan me rezultat më të lartë.

Federico Bernardeschi ishte fantastik pas inkuadrimit të tij (Foto: Getty Images)

Në debutimin e tij, Cristiano Ronaldo, krijoi disa raste dhe ishte vazhdimisht i rrezikshëm, mirëpo nuk arriti të shënojë. Ai e ka marrë notën 7.5

Me notë të njëjtë është vlerësuar edhe Federico Bernardeschi, i cili e ndryshoi kahun e lojës duke asistuar në golin e dytë dhe duke shënuar golin e fitores së Juves.

Portieri mysafir, Wojciech Szczesny, është vlerësuar me notën më të ulët në këtë sfidë 5.7.

Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj, është vlerësuar me notën 6.2 në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chievos (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/