Njihuni me Jadon Sanchon – Nuk ka startuar në asnjë ndeshje për BVB, por është asistusi më i mirë top pesë ligat evropiane

E publikuar: 30/09/2018 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jadon Sancho nuk e ka filluar asnjë ndeshje nga minuta e parë në Bundesligë me Borussia Dortmundin, por tashmë gjithë bota po flet parë atë.

18-vjeçari ka tashmë më shumë asistime se çdo futbollist në top pesë ligat evropiane, pavarësisht se ka luajtur vetëm 125 minuta.

Në fitoren e fundit të BVB-së 2-4 ndaj Bayern Leverkusenit, ai asistoi dy herë.

Sancho u inkuadrua në minutën e 68-të dhe vetëm pas një minuti asistoi te goli i barazimit (2-2) i shënuar nga Marco Reus, ndërsa në minutat shtesë asistoi edhe te goli Alcacer Pacos.

Kështu ylli i ri i klubit gjerman kur vjen puna te asistimet i len pas në këtë fillim sezoni lojtarë si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Dimitri Payet e Benjamin Mendy, të gjithë këta me nga katër asistime.

Jadon Sancho në tentim për të kaluar Andre Almeidan e Benficas në miqësoren në kuadër të International Champions Cup 2018 © (Foto: Justin Berl/Getty Images/Guliver)

Anglezi është prodhim i akademisë së Watfordit, kurse në moshën 14 vjeçare iu bashkua Manchester Cityt, e në vitin 2017 u shit te Dormtundi për rreth nëntë milionë euro.

Lojtari ka thënë se nuk i pëlqen të jetë rezervist duke i dërguar sinjale të qarta BVB-së se dëshiron të luajë nga minuta e parë. /Telegrafi/