Njësia Speciale në aksion për ta kapur Ilir Avdullahun-pa sukses!

E publikuar: 05/03/2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, dje rreth orës 20:00 është vënë në kërkim të të arratisurit, Ilir Avdullahu, raporton GazetaBlic.

Avdullahu është i kërkuar për vrasjen e policit të ndjerë, Triumf Riza, i cili u vra në Prishtinë, më 30 gusht tw vitit 2007.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Policia e ka kërkuar në shtëpinë e tij personin nw fjalw, pasi që ka kuptuar se ai po sillet rreth atij ambienti, mirëpo pa ndonjw sukses.

Njësia Speciale e PK-së ndonëse është munduar, nuk ka arritur që ta kapë Avdullahun. /GazetaBlic/