Një i vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm në një stacion në Londër

E publikuar: 17/10/2017 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person u vra dhe dy u plagosën në një sulm me thikë jashtë stacionit të Parsons Green Tube në Londër, transmeton Indeksonline.

Sulmi u bë mbrëmë vonë, në të njëjtin stacion ku 30 persona u plagosën në një sulm terrorist muajin e kaluar.

Një 20-vjeçar raportohet të jetë viktime e këtij sulmi të cilin policia nuk e lidhi me terrorizmin .

Raportohet gjithashtu se një person u arrestua , i cili u dërgua në një stacion policor në Londër.