Një i vdekur nga përleshja me thika në Sllatinë të Podujevës

E publikuar: 03/06/2016 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Podujevës ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Klan Kosova merr vesh se nga përleshja me armë të ftohta – thika, i vdekur ka mbetur një person.

Rasti saktësisht ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Sllatinë të këtij qyteti.

Përveç viktimës, të lënduar kanë mbetur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë duke u trajtuar në spital.