Një taksë mbi kompanitë e internetit mund të gjenerojë deri në 500 milion euro të ardhura

E publikuar: 05/03/2019 02:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një taksë tre përqind mbi të ardhurat e kompanive të internetit mund të gjenerojë deri në 500 milion euro në vit tha Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire.

Le Maire dha këtë deklaratë për gazetën Franceze Le Parisien. Ai tha se taksa është për kompanitë të cilat gjenerojnë të paktën 750 milion euro të ardhura dhe mbi 25 milion euro në Francë.

Kjo taksë shënjestron afro 30 kompani, kryesisht Amerikane por edhe Kineze, Gjermane, Spanjolle dhe Britanike.

Gazeta listoi Google, Amazon, Facebook dhe Apple por kësaj liste mund ti bashkohen edhe Uber, Airbnb, Bookking dhe kompania Franceze e reklamave Criteo.

“Një sistem taksimi për shekulli 21 duhet të bazohet aty ku gjenerohet vlerë dhe sot janë të dhënat,” tha Le Maire.

Ai shtoi se kompanitë e internetit paguajnë 14% më pak të taksa sesa kompanive e vogla dhe të mesme në Evropë.

Kompanitë që shesin produktet e tyre në uebsajtet e tyre nuk do të taksohen. Por kompanitë si Amazon që fitojnë para si një ndërmjetës dixhital mes prodhuesit dhe klientit duhet të paguajnë.

Taksa do të përfshijë edhe kompanitë që shesin të dhënat personale për qëllime reklamimi.

Franca ka qenë vendi lider që ka nxitur taksimin e kompanive në Bashkimin Evropian por nuk ka gjetur mbështetje nga Gjermania. Vendet me taksa të ulëta si Luksemburgu dhe Irlanda kundërshtojnë propozimin. /PCWorld Albanian