Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që plagosi një person në Gjilan

E publikuar: 06/03/2019 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin S. A., të njëjtin ka tentuar të privoj nga jeta, duke gjuajtur me armë të zjarrit, me këtë rast i shkakton plagë në trup.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët./Infosot/