Një formacion me futbollistë që përfunduan në burg – Përdhunim, abuzim, tentim vrasje dhe pedofili, janë disa nga akuzat

E publikuar: 21/03/2018 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa futbollistë punojnë që të bindin trajnerët që të futen në formacion, e disa e bëjnë të pamundurën që të bien në duar të policisë. 

Marca ka zbuluar 11 lojtarë që kanë thyer ligjin, duke e rrezikuar edhe karrierën.

Portier: Bruno Fernandes

Ai përfundoi në burg në moshën 22 vjeçare, pasi urdhëroi vrasjen e nënës së djalit të tij.

Mbrojtës i djathtë: Serge Aurier

U dënua me dy muaj burg pasi e sulmoi një polic pas një sherri në klubet e natës.

Mbrojtës qendre: Ruben Semedo

Mbrojtësi i Villarrealit, është dënuar për abuzim dhe tentim vrasje.

Mbrojtës qendre: Breno Rodrigues

Ai i vëri shtëpisë së tij flakën për të përfituar, ndërsa braziliani u dënua me tri vite e nëntë muaj burg.

Mbrojtës i majtë: Alexis Zarate

Ai është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.

Mesfushor: Adam Johnson

Anglezi është dënuar me gjashtë vit burg për abuzim seksual me një minorene.

Mesfushor: Joey Barton

Anglezi është dënuar me 74 ditë për sulm.

Mesfushor: Yordan Letchkov

Bullgari është dënuar me dy vite burg, për abuzim dhe përdorim force.

Mesfushor: Ricardo Centurion

Sulmuesi Racing Club kishte provuar ta korruptonte një polic.

Sulmuesi: Michele Padovano

Ish sulmuesi i Juventusit, u zu me shitje të drogës dhe u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Sulmuesi: Robinho

Ai është dënuar me nëntë vite burg për përdhunim në qytetin e Milanos në vitin 2013.

Trajner : Elkin Moncada

Ish trajneri James Rodriguez, është në burg pas akuzave për pedofili. /Telegrafi/