Një ditë më shumë pushimi për Krishtlindje, Trump shpërblen punëtorët e shtetit

E publikuar: 21/12/2019 00:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër që do t’i gëzojë të gjithë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi që e marta në vigjilje të Krishtlindjes, të jetë ditë pushimi e paguar për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.

Kjo “dhuratë” festive e papritur vjen pavarësisht faktit se presidentët e tjerë shumë rrallë e kanë bërë pushim vigjiljen e Krishtlindjes kur qëllonte në mes të javës.