Një bankë Britanike teston kartat e reja bankare me shenjat e gishtërinjve

E publikuar: 12/03/2019 06:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Britanike Natwest do të testojë një kartë të re bankare e cila vjen me skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar. Testimet do të fillojnë me 200 konsumatorë në mesin e muajit Prill kur përdoruesit mund të kryejnë pagesa me NFC pa pasur nevojë të vendosin një kod PIN.

Shenjat e gishtërinjve ruhen lokalisht në kartë që do të thotë se nuk ekziston një mënyrë që hakerët të vjedhin informacionin nga databaza e bankës. Megjithatë nuk u shpëton dot manipulimeve sepse ekziston rreziku që shenja e gishtit të kopjohet dhe të vidhet. Megjithatë është më e vështirë sesa thjeshtë tu vidhet një kod PIN sesa shenja e gishtit.

Verifikimi biometrik është shndërruar në një komponent standard për pagesa mobile për NFC por që ende nuk ka mbërritur tek kartat tradicionale bankare. Gemalto, një kompani pas teknologjisë biometrike testoi disa variante në Afrikën e Jugut në 2017-ën dhe me bankën Italiane Intesa Sao Pao vitin e kaluar.

Megjithatë shumë kush mund të pyesë pse është e nevojshme një kartë bankare biometrike kur sot pagesa mobile janë një funksion që po integrohet tek smartfonët modernë që kanë jo vetëm skanerë të shenjave të gishtërinjve por edhe teknologjinë e njohjes së fytyrës. /PCWorld Albanian