Nisma tri ditë me vonesë i falënderon pjesëmarrësit e protestës

E publikuar: 21/04/2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

Përmes një njoftimi për media u tha se kryesia e Nisma-s për Kosovën falënderon të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e saj për pjesëmarrje në protestën kundër “kapjes së shtetit”, të mbajtur më 18 prill në Prishtinë, protestë kjo e organizuar nga partitë opozitare, LVV, AAK dhe Nisma për Kosovën.

Nisma për Kosovën, falënderon të gjithë për respektimin e rëndit dhe ligjit gjatë kohës së protestës.

Gjithashtu, Nisma i bënë apel qeverisë, që të gjitha kërkesat e parashtruara në protestë të merren seriozisht nga institucionet e vendit./Indeksonline/