Nisma: Sulmi në Bruksel i drejtuar kundër vlerave njerëzore

E publikuar: 22/03/2016 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nisma për Kosovën ka dënuar sulmet terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Kjo parti i ka vlerësuar si sulme barbare të drejtuara kundër vlerave njerëzore.
 “Nisma për Kosovën sulmin e sotëm terrorist në Bruksel në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, vlerëson se është  sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqe globale”.

“Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Brukselit e të Evropës, qytetarët  e Kosovës ndajnë dhimbje të thellë  me qytetarët e Belgjikës”

“Jemi të bindur se asnjë formë e terrorizmit, që po  lëndon dhe shkakton viktima të dhimbshme e të pa fajshme kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e civilizimit evropian”

“Solidarizohemi dhe Ju shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, qytetarëve e shtetit të Belgjikës, që sot mbeten pa më të dashurit e tyre!”

“Nderim e përulje për viktimat e pafajshme!”, thuhet në komunikatën  Nismës.