NISMA dhe AAK mbajnë konferenca për media, nuk dihet arsyeja

E publikuar: 28/09/2019 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj që është edhe kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR, PD ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi, NISMA ka treguar se Limaj do të del para mediave në orën 13:30, në Selinë Qendrore në Prishtinë, derisa, arsyeja nuk dihet.

Para mediave do të dalin edhe përfaqësues të koalicionit AAK-PSD, apo koalicionit 100%.

Përmes një njoftimi drejtuar për media, u bë e ditur se kolicioni do të mbajë konferencë në zyrat qendrore të AAK-së, në Ulpianë.

Edhe koalicioni që për kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinaj nuk kanë bërë të ditur se pse kanë ftuar mediat./Express/