Nisin inspektime të gjera ndaj noterëve

31.10.2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nisin inspektime të gjera ndaj noterëve

Dyshimet për përfshirje të noterëve në vepra penale, ka shtyrë anëtarët e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës të kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që një komision gjegjës të bëjë një inspektim të punë së tyre.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, ka thënë në mbledhjen e fundit të këtij komisioni se ka dyshime se disa nga noterët në Kosovë dyshohet se kanë kryer marrëveshje kriminale.

“Janë duke u hetuar dhe akuzuar për marrëveshje kriminale”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ministria, ka një komision të veçantë i cili është duke bërë inspektime në terren.

“Ne kemi komision për inspektim në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe jemi duke i trajtuar me seriozitetin më të madh të gjitha ankesat dhe rastet të cilat ne i marrim informacionet”, tha ministrja Hoxha.

Sipas saj, ministria do të përgatis një raport për ketë çështje të cilin do t’ia dërgojë në Komisionin për legjislacion në Kuvend.

Në Ministrinë e Drejtësisë është bërë e ditur se deri tani në Kosovë janë licencuar 74 noterë dhe thuhet se në proces të licencimit ka edhe të tjerë.

Nënkryetari i Odës së Noterëve të Kosovës, Aliriza Beshi, tha për Radion Evropa e Lirë se Oda në vazhdimësi zhvillon inspektimin e brendshëm për punën e noterëve.

Ai tha se nga inspektimet e bëra ka pasur rate kur noterët kanë bërë shkelje por, sipas tij, shkeljet nuk kanë qenë të mëdha.

“Ka vërejtje dhe ka shkelje, por jo qenësore. Aty ku ka pasur pak më rënd kemi iniciuar proceduara disiplinore. Ne problemet më të mëdha i kemi në interpretimin e ligjeve, apo ligjet jo të qarta. Prandaj një noter interpreton ndryshe, ky interpreton ndryshe, ndonjëherë me qëllim apo pa qëllim”, tha Beshi.

Komisioni nga Departamenti për Profesione të Lira, në Kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ka inspektuar zyrat e noterit, Orhan Gashi në Prizren.

Zoti Gashi ka treguar për Radion Evropa e Lirë se cilat kanë qenë kërkesat e komisionit.

“Inspektimi ka qenë i rregullt. Komisioni i inspektimit është ndalur te disa lëndë, sipas përzgjedhjes së tyre të lirë dhe kanë marr disa lëndë ; një të trashigimisë, një kontratë të shitblerjes, një lëndë të ndarjes të pronës dhe një autorizim. Pra, ka qenë zgjedhja e tyre e lirë. Qëllimi i tyre sigurisht ka qenë brenda mundësive ligjore që edhe ne të avancojmë që t’i eliminojmë edhe ato defekte nëse i kemi të vogla apo të mëdha”, tha Gashi.

Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizik dhe juridik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës se Kosovës.

Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj.

Ligji për përmbaruesit privat, për noterët dhe ai për ndërmjetësim janë në proces të amandamentimit dhe pritet që fillimisht të miratohen në Qeverinë e Kosovës dhe më pas edhe në Kuvend.

Për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjatë këtij viti ka pasur raste kur policia ka arrestuar edhe noterët. (REL)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë