Nis takimi i ekipit për dialog me Mogherinin

E publikuar: 08/01/2019 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur në Bruksel takimi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Limaj dhe Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Avni Arifi, Dardan Gashi si dhe nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, raporton KP.

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Ky takim është vlerësuar konsultues.