Nis protesta antiqeveritare në Serbi, shtohen masat e sigurisë

13.04.2019 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nis protesta antiqeveritare në Serbi, shtohen masat e sigurisë

Ka filluar protesta e opozitës në Serbi, që po vlerësohet të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë.

Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të jetë në vendin e punës në ditën e protestës.

Përmes një fotografie në Instagram ai shihet duke biseduar në zyrën e tij me bashkëpunëtorët më të afërt.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Balsha Bozhoviq, ka thënë se që nga orët e hershme të mëngjesit forcat policore po mbajnë të rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

“Policia gjendet brenda ndërtesës së Kuvendit dhe nuk po lejojnë lëvizjen e lirë të deputetëve”, ka thënë Bozhoviq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se policia ndodhet brenda ndërtesës për parandaluar “nëse dikush përpiqet ta djegë atë apo të vjedhë pikturat dhe mobiliet brenda saj, si dhe të mbrojë deputetët dhe punëtorët brenda ndërtesës”.

Në një postim tjetër në Twitter, ministri Stefanoviq tha se “nëse dikush tenton të sulmojë institucionet shtetërore siç bën me RTS, këtë nuk do të ia arrijnë”.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Relax o njerz, Haradinaj do të jetë kryeministër

Relax o njerz, Haradinaj do të jetë kryeministër

E kishte kërcënuar që do ta largonte nga PDK’ja, mirëpo Kadri Veseli masakron qengja në Drenicë te Sami Lushtaku

E kishte kërcënuar që do ta largonte nga PDK’ja, mirëpo Kadri Veseli masakron qengja në Drenicë te Sami Lushtaku

Hashim Thaçi në Burojë për ta festuar ditëlindjen e nënës

Hashim Thaçi në Burojë për ta festuar ditëlindjen e nënës

Deputeti i LDK-së vlerëson Mustafën si unifikues të Partisë, Vjosën e propozon për Kryeministre

Deputeti i LDK-së vlerëson Mustafën si unifikues të Partisë, Vjosën e propozon për Kryeministre

Imponimi për t’i parë sukseset e padukshme, ish-kryeministri Haradinaj nis fushatën në Facebook

Imponimi për t’i parë sukseset e padukshme, ish-kryeministri Haradinaj nis fushatën në Facebook

Moszgjidhja e kontesteve historike me Bullgarinë, sfidë për Maqedoninë e Veriut

Moszgjidhja e kontesteve historike me Bullgarinë, sfidë për Maqedoninë e Veriut

Wilson: Vuçiq do ta njohë Kosovën, por jo pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë

Wilson: Vuçiq do ta njohë Kosovën, por jo pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë

Vuçiq komenton zgjedhjet në LDK, përmend Lutfi Hazirin e Isa Mustafën

Vuçiq komenton zgjedhjet në LDK, përmend Lutfi Hazirin e Isa Mustafën

As gjobat nuk po kryejnë punë, 73 aksidente brenda 24 orëve

As gjobat nuk po kryejnë punë, 73 aksidente brenda 24 orëve

Shpejtim Bulliqi dorëhiqet nga LDK

Shpejtim Bulliqi dorëhiqet nga LDK

Agim Veliu: Kam pasur gatishmëri për ta udhëhequr LDK-në

Agim Veliu: Kam pasur gatishmëri për ta udhëhequr LDK-në

Pacolli e uron Mustafën për rizgjedhjen në postin e kryetarit të LDK-së

Pacolli e uron Mustafën për rizgjedhjen në postin e kryetarit të LDK-së

Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

Këto janë akuzat e mediave serbe, për të cilat reagoi Haradinaj

Këto janë akuzat e mediave serbe, për të cilat reagoi Haradinaj

Limaj thotë se Nisma është gati për zgjedhje

Limaj thotë se Nisma është gati për zgjedhje

Kosova fiton një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta në Olimpiadën Matematike

Kosova fiton një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta në Olimpiadën Matematike