Nis manifestimi ”Ditët e Jusuf Gërvallës”

E publikuar: 01/10/2016 07:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atdhetari i shquar, poeti dhe dramaturgu shqiptar, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimi kulturor i quajtur “Ditët e Jusuf Gërvallës” në Pejë.

Ky manifestim i cili do të fillojë sot e do të zgjas deri më 3 tetor, në ditën e parë do të organizojë tribunë tematike “Jusuf Gërvalla dhe krijimtaria e tij muzikore”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.

Gjatë këtij manifestimi është paralajmëruar edhe një shfaqje teatrale me titull “Rrno vetëm për me tregue”.

 Me datën 2 tetor sipas njoftimit do të organizohet ekspozitë nga mësimdhënësit e shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Galerinë e Arteve DKRS, si dhe një program kulturor artistik në teatrin “Istref Begolli.

Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, Gjermani.