Nigeria lufton dezinformimin në Facebook përmes radiove

E publikuar: 22/11/2018 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjanmari, Sri Lanka, Filipinet dhe India janë të gjitha vende të cilat po vuajnë nga përhapja e dezinformimit në Facebook dhe aplikacionet e këtij të fundit janë lidhur ngushtë me dhunën e ashpër.


Kësaj liste i bashkohet edhe Nigeria. Një hetim i BBC zbulon sesi përhapja e dezinformimit ka nxitur urrejtje etnike dhe shkaktuar dhjetëra vdekje.

Situata është bërë aq alarmante saqë autoritetet kanë gjetur një zgjidhje të çuditshme për shekullin 21.


Ushtria Nigeriane është duke përdorur kanalet radio për të etiketuar lajmet e rreme. Qytetarët gjithashtu mund ti raportojnë në këto kanale.

Madje oficerët e policisë janë duke përdorur llogaritë personale në Facebook për të ekspozuar dezinformimin.

Autoritetet lokale thonë se masat e marra nga Facebook nuk po funksionojnë edhe pse projekti pilot i kontrollit të fakteve është lançuar në Tetor për 24 milion përdoruesit e rrjetit social.

Me mungesën e burimeve të besueshme të informacionit në vend, procesi i kontrollit dhe verifikimit të lajmeve dhe fakteve kërkon më shumë kohë sesa në një vend tjetër. /PCWorld Albanian