Nico Rosberg: E kisha të vështirë të garoja në Baku, frikësohesha për jetën

E publikuar: 08/02/2019 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nico Rosberg u pensionua para dy vjetëve pasi fitoi titullin botëror të Formula 1 në vitin 2016.

Ai ka pranuar hapur se ishte i frikësuar në disa gara, veçanërisht në Çmimin e Madh të Bakus dhe se nuk i vjen keq për vendimin e marrë në vitin 2017.

“Nuk po më mungon Formula 1, e cila ishte tejet e rëndësishme për mua. Nuk e dija se si do të ndihesha pas dy, tre muaj apo një viti, por fatmirësisht kisha familjen time dhe pasionet tjera, kështu që ishte vendimi më i mirë”, thotë ai.

“Unë duhet të rrëfej se ndonjëherë, duke parë pistat, mendoj se është mirë që nuk konkurron më, për shembull në Baku, 360 km/h në mes të mureve. Po, ka pasur raste kur kam pasur frikë, sepse, ndryshe nga pilotët e tjerë, nuk jam guximtar”, thotë ai.

Kujtojmë se në një intervistë dhënë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, është ndalur te momenti më kulminant i karrierës së tij që u pasua nga vendimi i papritur për t’i dhënë lamtumirën Formula 1.
Largohem si kampion dhe tani mund të përqendrohem me kohë të plotë te projektet e tjera”, kishte thënë gjermano-finlandezi.

Ndryshe, Rosberg tash e sa kohë po shijon jetën private dhe sentimentale gjersa po merr pjesë herë pas here në televizione sportive si analist i Formula 1. /Telegrafi/