Nga Qeveria e Serbisë i reagojnë presidentes Vjosa Osmani: Për 24 orë dha dy deklarata armiqësore

E publikuar: 05/04/2021 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturëz zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdoi ciklin e ri në marrëdhëniet politike me Serbinë “me një fushatë urrejtjeje dhe armiqësie ndaj Beogradit” në vend të mesazheve për dialogun dhe zgjidhjes së problemeve të përbashkëta, transmeton Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, kjo zyrë ka thënë se të dy deklaratat e Vjosa Osmanit, të dhëna në 24 orët e fundit, ishin “të drejtuara drejt Beogradit dhe të ngjyrosura me armiqësi të hapur ndaj popullit serb”.

“Kjo tregon shumë qartë se prioritetet e qeverisë së re në Prishtinë, në vend të dialogut dhe kërkimit të kompromisit, do të jetë urrejtja e zhveshur ndaj serbëve. Për fat të keq, ajo nuk është e vetme në këtë, sepse mentori i saj politik, Albin Kurti vazhdon ta ushqejë retorikën inflamatore anti-serbe”, lthuhet në komunikatë.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe thotë se “Osmani dhe Kurti duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë fiksimin antiserb dhe t’i drejtohen dialogut, kompromisit, bisedës, kërkimit të përbashkët për një zgjidhje dhe përmbushjes së detyrimeve të njohura ndërkombëtarisht”.

Osmani dje u zgjodh presidente e Kosovës. Për të, në Kuvend votuan 71 deputetë.