Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

20.09.2020 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit nga 30 ditë për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar më datë 18.09.2020 në Karaçevë, Komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., në fshatin Karaçevë, në cilësi të zyrtarit policor, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vazhdueshme ka ndihmuar, fshehur dhe nuk ka penguar kryerjen e veprës penale nga ana e të dyshuarve të tjerë, të cilët duke kaluar vijën kufitare kanë shmangur kontrollin doganor, përmes rrugëve ilegale dhe kanë bërë kontrabandimin e mallrave të ndryshme. Gjithashtu, i njëjti, në lokalin e tij në të njëjtin vend, në vazhdimësi ka organizuar lojërat e fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale kontrabandimi me mallra dhe organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndërsa të dyshuarit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M. dhe Z.A., në cilësinë e zyrtarëve policorë, në mënyrë të vazhdueshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë ndihmuar, lehtësuar, fshehur dhe nuk kanë penguar kryerjen e veprës penale nga ana e të dyshuarve tjerë, të cilët kanë shmangur kontrollin doganor, përmes rrugëve ilegale dhe kanë bërë kontrabandimin e mallrave të ndryshme. Me këto veprime, të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandimi me mallra.

Të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S., V.S., dyshohet se kanë kryer veprat penale kontrabandimi me mallra, pasi në bashkëpunim mes vete dhe zyrtarët e dyshuar policorë, në mënyrë të vazhdueshme kanë shmangur kontrollin doganor dhe përmes rrugëve ilegale kanë bërë kontrabandimin me mallra.

Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë bërë organizimin e lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj, ku me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ramiz Azizi, i cili ka dhënë urdhër për hetimin dhe bastisjen në Karaçevë të Kamenicës, pas mbajtjes së seancës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkencëtarët zhvillojnë mjetin që zbulon COVID-19 nga rrezet rëntgen me saktësi 83%

Shkencëtarët zhvillojnë mjetin që zbulon COVID-19 nga rrezet rëntgen me saktësi 83%

Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Vetëvrasje në Kremlin: Truproja i Putinit gjendet i vdekur?

Vetëvrasje në Kremlin: Truproja i Putinit gjendet i vdekur?

Abazi për LDK-në: A e kanë kuptuar këta që nuk i do populli?

Abazi për LDK-në: A e kanë kuptuar këta që nuk i do populli?

Gjysmëvjetori mund të përfundojë para kohe

Gjysmëvjetori mund të përfundojë para kohe

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

​A e dëmton testi COVID-19 trurin tonë?

​A e dëmton testi COVID-19 trurin tonë?

​Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi thotë se janë të gatshëm për zgjedhje

​Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi thotë se janë të gatshëm për zgjedhje

​A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?

​A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?

​Shumica e shkollave sot në pushim, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

​Shumica e shkollave sot në pushim, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Shpend Ahmeti: Prej nesër Trafiku urban falas

Shpend Ahmeti: Prej nesër Trafiku urban falas

​Gashi: Isa Mustafa e ka për obligim të gjejë zgjidhje për presidentin

​Gashi: Isa Mustafa e ka për obligim të gjejë zgjidhje për presidentin

11 të vdekur dhe 539 raste të reja me COVID-19

11 të vdekur dhe 539 raste të reja me COVID-19

Quni flet për deklaratën ku kishte thënë se do të qëndrojë në politikë derisa Thaçin e Veselin t’i sheh prapa grilave

Quni flet për deklaratën ku kishte thënë se do të qëndrojë në politikë derisa Thaçin e Veselin t’i sheh prapa grilave

Mbërrin mbi 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, shpërndahen falas

Mbërrin mbi 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal, shpërndahen falas