Nga dita e sotme Gmail në Android vjen me një pamje ndryshe

E publikuar: 20/02/2019 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përditësimi i shumëpritur i dizajnit material për aplikacionin Gmail tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android përmes Play Store.

Muajin e kaluar kompania solli dizajnin e ri të aplikacionit mobil Gmail pasi e kishte ofruar këtë dizajn në desktop që prej një viti.

Përditësimi sjell elementë të rinj dizajni si fontin Google Sans dhe një panel të ri kërkimi në krye të ekranit duke zëvendësuar hapësirën në ngjyrë të kuqe.

Google gjithashtu ka pastruar dizajnin në tërësi që gjërat të mos duke të ngjeshura. E rëndësishme është se aplikacioni tashmë shkëlqen. Megjithatë tashmë me ndërfaqen plotësisht e të bardhë përdoruesit mund të detyrohen të ulin nivelin e shkëlqimit të ekranit në disa raste.

Pavarësisht pamjes së re, ende është Gmail-i që njohim dhe duhet të funksionojë mjaft mirë. Përditësimin mund ta shkarkoni në sistemin operativ Android ndërsa për përdoruesit e iOS pritet në ditët në vijim thotë Google. /PCWorld Albanian